Agustin Cinari, punonjës i policisë pranë drejtorisë vendore të Policisë në Durrës akuzohet si pjesë e grupit kriminal të Franc e Hajdar Copjas, kundërshtarët e përbetuar të Erjon Alibej i njohur me nofkën Krymi.
Cinari akuzohet nga SPAK për akuzat e shpërdorimit të detyrë dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar criminal.
Nga hetimet ka rezultuar se ai informonte Franc Gergely alias Copja për të gjitha hyrjet daljet në TIMS të Erjon Alibej dhe të Arjan Spahiut, ky i fundit i njohur si Arjani i Vogël, i cili është ekzekutuar në Belgjikë. Franc Copja është ekstraduar nga Dubai në Belgjikë, pasi dyshohet se urdhëroi vrasjen e Spahiut.
Sipas SPAK, Cinari informonte grupin kriminal Copja, edhe për lëvizjet e familjarëve të Erjon Alibej, si dhe të gjithë aksionet e policisë.
Skandali thellohet edhe më tej, pasi Cinari dyshohet se është përfshirë në trafikun e narkotikëve, për shkak se dyshohet ti ketë kërkuar Franc Copjas, sasi droge për lidhjet e tij jashtë vendit. Droga do të shpërndahej në veri të Italisë. Ndërsa, dyshohet se me urdhër të Franc Copjas, oficeri i policisë Cinari ka marrë dhe trasportuar para sipas porosive që merrte nga kreu i grupit. Ai dyshohet se ka dërguar shumën prej 25.000 Eurove afër Casa Italias dhe kodi për këto para do të ishte Prada. Hetuesit thonë se Cinari ka aksesuar në sistemin e-gjoba për target e disa automjeteve dhe ia ka përcjellë të dhënat Franc Copjas. Dyshohet se ai me porosi të Franc Copjas ka ndikuar tek punonjësit e burgut të Durrësit për ti dërguar një telefon me aplikacionin Sky Ecc Altin Ndocit, një prej anëtarëve të grupit kriminal Copja. Në 2020, Franc Gërgeli alias Copja kërkonte me cdo kusht kokën e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Për këtë ai ka komunikuar me zyrtarin e policisë, Agustin Cinari, por ky i fundit i është përgjigjur se vetëm mund ta arrestonte Dumanin, por vrasje smund ta kryente.
Grupi criminal Copja u godit së fundmi nga SPAK, ku pas shumë hetimesh, u firmosën 35 urdhër arreste.
Franc Copja ndodhet në burg në Belgjikë pas ekstradimit nga Dubai, ndërsa i vëllai Hajdar Copja, i njohur si Dari i Elbasanit, ndodhet në Dubai.
Shumë nga anëtarët e grupit janë vënë në pranga, përfshirë dhe zyrtarë të policisë apo ish-zyrtarë të drejtësisë.