Policia e Tiranës i ka kominukar në spitalin e Traumës masën e arrestit në burg, 29-vjeçarit Fatjon Dauti, i cili u konfliktua mesditën e sotme me sende të forta me Marjo Baramin në afërsi të rreth-rrotullimit tek TEG-u në kryeqytet.
Burime bëjnë me dije se gjatë kontrollit në spitalin e Traumës, uniformat blu i kanë gjtur lëndë narkotike Fatjon Dautit.
Ndërkohë mësohet se Marjo Barami, Isuf Lika, dhe Adem Noreci vijojnë të jenë ende në kërkim, pasi pas sherrit mes Fatjon Dautin janë larguar në drejtim të paditur dhe blutë e kryeqytetit po punojnë për kapjen e tyre.
Një “fërkim” makinash mes dy vajza u bë shkaku i një sherri të madh.
Për shkak të një parakalimi të gabuar, dy vajza kanë “fërkuar” automjetet e tyre luksoze, më konkretisht një “Audi A8” dhe një “Benz”, ku për pasojë, automjetit tip “Audi A8” i është thyer pasqyra.
Dy vajzat kanë dalë nga automjetet e tyre dhe kanë debatuar me njëra-tjetrën, por nuk e kanë ndalur me kaq. Ato kanë thirrur përmes celularit edhe shokët e tyre, të cilët pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes janë dhunuar brutalisht me njëri-tjetrin.
I pari që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka qenë Fatjon Dauti, i cili më pas është konfliktuar me të afërmin e shoferes tjetër, shtetasin Marjo Barami.
Ata janë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin dhe për pasojë, Fatjon Dauti ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se ai ka marrë plagë në fytyrë dhe në kokë.
Policia raportoi se në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një armë zjarri, por deri më tani nuk dihet se kujt prej personave të përfshirë në sherr i përket dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.
Njoftimi i policisë
Në lidhje me këtë ngjarje pritet një komunikatë më e zgjeruar nga Policia e Tiranës.
Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. D., 29 vjeç, banues në Krumë, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.
Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve A. N., 29 vjeç, banues në Tiranë, M. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, dhe I. L., 24 vjeç, banues në Domje.
Ditën e djeshme, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, shtetasi F. D., me shtetasin A. N., janë konfliktuar me sende të forta me shtetasit M. B., dhe I. L.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila nga këqyrja e pamjeve filmike i përket shtetasve F. D. dhe A. N.
Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetastit F. D., shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë.