Vëllai i Liridona Ademajt, Leondard Ademaj ka shkruar së fundmi në profilin e tij në Facebook se shumë qytetarë i ofrohen me informacione për rastin e vrasjes së motrës së tij.
Ademaj shkruan se interesi i tij është që hetimet të mos dëmtohen nga askush dhe apelon që të gjithë qytetarët që zotërojnë informacion, ta ndajnë me policinë dhe prokurorinë.
“Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë.
Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve. Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës.
Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen,” ka shkruar ai.