Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mbush sot 5 vite nga krijimi. Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë fjalës së tij theksoi se drejtësia nuk njeh anë e kah, ndërsa u ndal edhe tek sulmet që bëhen në drejtim të prokurorëve të SPAK. Dumani tha gjatë konferencës për media se lidhur me korrupsionin, numërtojnë 1097 procedime penale dhe 1096 persona nën hetim.
“Në këto 5 vite, sollëm ndëshkueshmëri në nivele të larta të pushtetit. Në përudhën 5-vjecare SPAK ka regjistruar 1809 procedime penale. Lidhur me korrupsionin, numërtojmë 1097 procedime penale dhe 1096 persona nën hetim. Nga këto 61 janë zyrtarë të nivelit të lartë. Dhe 70% e tyre janë dërguar për gjykim”, tha Dumani.
Sa i përket krimit të irganizuar kreu i SPAK u shpreh se janë proceduar 955 persona nga ku 55% e tyre janë dërguar në gjykim.
Altin Dumani: Jemi krenar për kontributin që kemi dhënë në lehtësimin e arritjes së kësaj aspirate. Jemi të vendosur përgjatë rrugës së integrimit europian, për të ruajt standardin europian të zbatimit të ligjit. Në fillim ishim vetëm 8 prokurorë. E nisëm me një dosje voluminoze të mbartura nga krimet e rënda dhe atë të transferuara nga prokuroritë e rretheve. Në mungesë të plotë të Byrosë kombëtare të hetimit, po për të kontribuar në ngritjen e këtij institucioni të ri. U hasën vështirësi nga më të ndryshme, qoftë në ngritje e institucioneve nga ana formale, por edhe infrastrukturore. U desh të krijohej një fizionomi dhe mendësi që do i përshtatej filozofisë së re të reformës në drejtësi. Sot vijojnë po të njëjtat, por kjo është pjesa jonë personale. Një pjesë aspak e vogël, që ne 20 prokurorët e SPAK, 60 hetuesit e BKH e të tjerë, ne i kemi prnauar. Sollëm ndëshkueshmëri në nivele të larta të shtetit.
Drejtësi nuk njeh anë dhe kah, dhe nuk ka të paprekshëm nëse ligjet e këtij vendi shkelen. Korrupsioni sfidohet, se sot s’mund të ketë zyrtarë të lartë publik të imunizuar nga drejtësia. Kjo përpjekje e jona s’ka kaluar pa vështirësi. Korrupsioni apo krimi s’mund të zhduken para ditës. Jemi përballur me përpjekje për ta minuar punën tonë, kërcënime, shpifje apo kërcënime familjarësh. Jemi betuar për tu shërbyer vendit, drejtësisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë.
Lidhur me korrupsionin, janë 1096 persona nën hetim, 61 zyrtar të nivelit shumë të lartë dhe 70 përqind e tyre janë dërguar për gjykim. Janë ngritur 42 skuadra të përbashkëta hetimore në lidhje me bashkëpunimin me ndërkombëtarët. Kemi sekuestruar 182 mln euro asete të përfituara në mënyra të paligjshme. Kemi hetuar zyrtarë të të gjitha niveleve, mesazh që drejtësia nuk njeh anë dhe kah dhe nuk ka persona të paprekshëm. /korrieri