Një shtetas shqiptar është vënë në prangat e policisë gjatë një aksioni për goditjen e një “sindikate shqiptare të krimit” në Viktoria të Australisë, raportojën autoritetet vendase.
Aksioni anti-drogë është udhëhequr nga njësia speciale “VIPER”, duke çuar në arrestimin e 47-vjeçarit shqiptar me banim në “Taylors Hill”, Ditan Ndreu (Dritan Ndreu), i cili dyshohet se është koka e këtij rrjeti kriminal.
Në pranga është vënë edhe një grua 44-vjeçare me origjinë kolumbiane, e cila dyshohet se merrej me kultivimin e bimëve.
Në total janë lëshuar pesë urdhër-arreste, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa është sekuestruar edhe një sasi prej 200,000 dollarësh.
Bimët kanabis të sekuestruara, 800 në total
Policia ka zbuluar tre shtëpi ku kultivohej droga, një një “Taylor Lakes” ku u gjetën 260 bimë kanabisi, një tjetër në “Deer Park” me 185 rrënjë kanabisi, një banesë në “Rockbank” me 200 bimë kanabis dhe një pronë në “Greenvale” ku u gjetën 100 bimë kanabisi.
Policia thotë se ditën e sotme, më 23 gusht është bërë i mundur zbulimi i një tjetër prone në “Keilor East”, ku po kultivoheshin 180 rrënjë kanabisi.
Hetimi nisi në qershor të këtij viti pas lëvizjeve të dyshimta në zonë, thonë prokurorët australianë, dhe është në vijim për zbulimin e personave të tjerë të lidhur me këtë grup kriminal.
Në total janë sekuestruar rreth 1 ton kanabis me vlerë gati 5 milionë dollarë.
Pamjet: 9 News Melbourne