
DOKUMENTI/ “Qëndro i fortë lali!” Veliaj e pagoi Anxhela Peristerin 36 000 euro nga taksat per lajka dhe foto
Anxhela Peristeri është parë në një numër të madh aktivitetesh publike me Erion Veliajn. E ardhur nga një provincë në Tiranë, Anxhelës i është dashur shumë mund të integrohet në rangjet e larta të kryeqytetit. Këto janë punët e Anxhelës, tani le të kthehemi te halli ynë, siç janë taksat që paguajmë….më shumicë këto vitet e fundit.

Korrieri mëson ekskluzivisht se Anxhela Peristeri rezulton përfituese e 36 000 eur nga taksat e qytetarëve të Tiranës. Pagesa është bërë në lidhje me projektin “Aromë Gruaje”, organizuar në vitin 2022.
Si më shumë prej personazheve të tjerë që dalin në foto me Veliajn duke shpërndarë supë apo duke mbjellë pemë, edhe Anxhela e ka ngjyer gishtin në fondet e Bashkisë së Tiranës.
Mbështetja nuk është falas dhe Veliaj ua ka “blerë” me taksat e qytetarëve të Tiranës “shpirtin” këtyre VIP-ave të skenës.
Korrieri raportoi ekskluzivisht më herët edhe se Ermal Mamaqi, një tjetër personazh i “oborrit” të Veliajt, kishte marrë 80 000 euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës, Ilir Shaqiri ka marrë 35 000 euro, Anxhela Peristeri 36 000 euro, Noizy 300 mijë euro, Ardit Gjebrea 300 000 euro, Klea Huta 35 000 euro, etj. /korrieri
Vijon..