
Orest Sota në SPAK, nga Ergys Agasi te Tom Doshi dhe kullat e Tiranës , ortakëritë e sikletshme të biznesmenit
Po bën bujë lajmi se biznesmeni kontravers Orest Sota është thirrur gjatë ditëve të fundit në SPAK për shkak të peshës që mbart ai në furnizimin me hekur dhe beton të kullave që po ndërtohen në Tiranë.
Sota është trashëgimtar i kompanisë Fortis BETON shpk nga babai i tij, ndërkohë qe siç raportoi ekskluzivisht Korrieri, gjatë verës së vitit të shkuar ai bleu 30% të aksioneve të kulbit Dinamo City duke kontretizuar edhe në letra, përveç nëntokës, partneritetin me Ergys Agasin, i cili ka të dhëna se shtrihet në fakt edhe nën themelet e disa kullave në Tiranë.
Ortakëria mes Orest Sotës dhe Ergys Agasit ka qenë nën vëmendjen e mediave një vit në parë për shkak të disa raporteve konfidenciale të cilat bënin me dije për një lidhje të nëndsheshme kullat e Tiranës-grupet e Durrësit dhe kanalizimin e milionave euro me burime kriminale në sektorin e ndërtimit në Tiranë mes dyshes në fjalë.

Këto raporte u përforcuan edhe nga deklaratat e bujshmetë Arben Ahmetajt në lidhje me Ergys Agasin.
Ndërkohë, Orest Sota është duke bashkëpunuar ngushtë me Tom Doshin për ndërtimin e kullës me tre gishta në hyrje të “Don Boskos” në Tiranë.
Doshi është shpallur “non grata” nga SHBA, ndërkohë që më herët rrjeti e gazetarisë investigative mbi grupet kriminale OCCRP publikoi një shkrim të detajuar në lidhje me aktivitetin e Tom Doshit në Australi dhe hetimet e autoriteteve atje duke e konsideruar atë kreun e një grupi me aktivitet të zgjeruar kriminal në dy kontinente.
Orest Sota, biznesmeni i cili u ndalua disa vite më parë me 863 mijë euro në automjetin e tij ku u gjend dhe dy patentat të Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm. Sota nuk dha asnjëherë shpjegime se përse gjendeshin aq shumë para në bagazhin e makinës së tij. /korrieri