![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_9469.jpeg)
Grupi i parë i emigrantëve të paligjshëm, të cilësuar nga zyrtarët amerikanë si “ndër më të rrezikshmit”, po mbahet në qelitë e paraburgimit në Guantanamo, në pritje për t’u dëbuar drejt vendeve të origjinës.
Pentagoni konfirmoi të mërkurën se 10 “emigrantë të paligjshëm që paraqesin kërcënim të lartë” mbërritën një ditë më parë në qendrën amerikane të paraburgimit në Gjirin e Guantanamos. Ata po mbahen nën vëzhgimin e punonjësve të rendit për emigracionin.
Që nga urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump muajin e kaluar, Pentagoni ka vendosur 300 ushtarë në Guantanamo për të krijuar hapësirat e nevojshme për strehimin e emigrantëve të paligjshëm./korrieri