Katër sizmografë portativë nënujorë të teknologjisë së fundit po instalohen sot, më 4 shkurt, në kalderën e Columbos dhe pranë fajit nënujor të Anydros, për të studiuar vullkanin nënujor të Santorinit. Instalimi po kryhet nga një ekip ndërkombëtar studiuesish, që përfshin shkencëtarë nga Qendra GEOMAR për Kërkimet e Oqeanit në Institutin Helmholtz të Kielit, Universitetin e Potsdamit dhe profesoreshën Evi Nomiko nga Universiteti Kombëtar i Athinës, ekspert në Oqeanografi Gjeologjike.
Ky ekip është pjesë e misionit oqeanografik MSM132, i cili ka për qëllim të eksplorojë qendrat vullkanike nënujorë të Santorinit dhe të kuptojë proceset gjeologjike që ndodhin aty. Sizmografët nënujorë janë të pajisur me sensore të avancuar për të monitoruar mikrosizmicitetin, lëvizjet e tokës dhe parametrat fiziko-kimikë të ujit. Ky instalim ka pasuar ngritjen e tre sizmografëve të tjerë nënujorë në dhjetor të kaluar, si dhe pesë të tjerë në zonën detare të Columbo dhe fajit Anydros.
Sizmografët do të qëndrojnë të instaluar për katër ditë, dhe më pas do të mblidhen për të analizuar të dhënat, me studimin që do të përsëritet sa herë që të vazhdojë aktiviteti sizmik në zonë./korrieri