Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e së hënës, drejtuesit politike të Partisë Socialiste në qarqe.
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit janë në fokus të diskutimeve.
Kur na ndajnë më pak se 100 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, socialistët kanë intensifikuar përgatitjet.
Që prej orës 08:30, Rama ka mbledhur drejtuesit politikë të qarqeve.
Përgatitjet kryesore do jenë ato në terren.
Një pikë e rëndësishme, janë edhe listat me të cilat Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Një fokus i rëndësishëm i kësaj mbledhjeje është edhe vota e diasporës.
Kryesocialisti i ka dhënë porosi drejtuesve politikë të qarqeve të jenë më të pranishëm në diasporë”. /korrieri