
Kjo është makina ‘Porsche Cayenne’, e cila u përdor nga autorët e dyshuar të vrasjes sëLulzim Vishës më 24 janar në Kamëz të Tiranës.
Makina rezulton e vjedhur në Elbasan pak kohë më parë dhe për të ka pasur denoncim.
Grupi hetimor ka përfunduar këqyrjen, në përpjekje të gjetjes së elementëve të provave për identifikimin e autorëve.
Ndërkohë, hetuesit presin rezultatet e ekspertizës së armës dhe gëzhojave të gjetura në shtëpinë e Ervis Lamit.
48-vjeçari Lulzim Visha, i cili punonte si postier në postën private “Postman”, është gjetur i vrarë mëngjesin e 24 janarit 2025, brenda në makinën e kompanisë, në fshatin Zall Mner në zonën mes Kamzës dhe Institutit në Tiranë.
Dyshohet se viktima mund të jetë nxjerrë në pritë dhe se mund të jetë vrarë me silenciator pasi banorët kanë thënë se nuk janë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë në makinë janë gjetur mbi 12 gëzhoja pistolete.
Autorët u larguan me një automjet luksoz “Porsche”, i cili u pikas nga një kamer larg zonës së ngjarjes, ndërsa u gjet e djegur në fshatin Zgafnor të Zall-Herrit.
Brenda saj ishte një armë e gjatë zjarri, e cila dyshohet të jetë përdorur në krim. Blutë thonë se targat e mjetit të autorëve rezultojnë të jenë vjedhur në prill 2023, po në Kamëz. /korrieri