Gjyqi i divorcit Meta-Kryemadhi duhet të ndajnë edhe milionat nga Vodafone përmes Adrian Shatkut dhe dyshes Marin Gjonaj e Theodhori Cami
lir Meta dhe Monika Kryemadhi po shkojnë zyrtarisht drejt divorcit. Sot u raportua se Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar datën 21 shkurt 2025 si datë për të shqyrtuar padinë e divorcit mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ndërsa seanca do të mbahet në orën 10:30.
Ishte Ilir Meta që iu iu drejtua më 20 qershor 2024 gjykatës me një padi për zgjidhjen e martesës mbi 26 vjeçare nga e cila kishin dhe 3 fëmijë.
Kërkesa erdhi menjëherë pasi u mësua se SPAK kishte nisur hetim të thellë pasuror për të cilën në tetor Prokuroria e Posaçme firmosi dhe urdhër ekzekutimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj presidentit të Partisë së Lirisë.
Mes të tjerash, Kryemadhi dhe Meta duhet të merren vesh për ndarjen edhe të pasurisë që vunë përmes kompanisë UNIFI të Adrian Shatkut me ndihmën e Marin Gjonajt dhe Theodhori Çamit kur Vodafone Albania vendosi të paguajë në formë rryshfetin për çiftin Meta-Kryemadhi qindra milion lekë. Rol kryesor në këtë aferë pati Shatku, ndërkohë që Marin Gjonaj dhe Theodhori Çami patën rolin e sekserit teknik për të Gjonajn dhe atë të lidhjes së kontakteveme Dietlof Mare, ish CEOn e Vodafone për Çamin.
Korrieri ka publikuar një seri shkrimesh në lidhje me skandalin në fjalë, ku deri më tani nuk ka pranuar të flasë askush edhe pse u kemi kërkuar koment.
LEXOJINI SHKRIMET KËTU