![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/10/samir-mane--1024x640.png)
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku është përfshirë një automjet i drejtuar nga shtetasja Q.L., 26 vjeçe. Policia njofton se e reja është arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, duke shkaktuar një aksident me dëme materiale.
Ndërkohë, pak ditë më parë policia kapi djalin e Samir Manes pas një aksidenti dhe ku dukej i dehur por ai nuk pranoi të bënte testin e alkoolit me argumentin se ishte alergjik.
Kjo ngjarje ka ngritur pikëpyetje në lidhje me trajtimin e barabartë të qytetarëve përpara ligjit, duke shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit./korrieri