Donald Trump, si Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, do të marrë një pagë bazë prej 400,000 dollarësh në vit. Kjo shifër është e paracaktuar sipas Kodit të vendosur nga Kongresi në 2001. Përveç pagës, Presidenti i SHBA-së gëzon një sërë përfitimesh të tjera, të tilla si një kompensim shtesë vjetore prej 50 mijë dollarësh për shpenzimet; faturat e udhëtimeve deri në 100 mijë dollarë.
Çdo shifër e papërdorur e këtyre vlerave i kthehet Thesarit të SHBA-së.
Presidentët dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë mund të jetojnë gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë pa qira gjatë mandatit të tyre. Prona prej 5,109 metrash katrorë (55,000 këmbë katrore) ka 132 dhoma, duke përfshirë një kinema, sallë bowling dhe dyqan lulesh.
Paga presidenciale është rritur ndjeshëm – të paktën në terma nominalë – në dekadat e fundit, por ka humbur vlerën me kalimin e kohës ndërsa përshtatet me inflacionin. Nga viti 1969 deri në vitin 1999, paga vjetore e Presidentit ishte 200,000 dollarë. Nga viti 1949 deri në vitin 1969, paga ishte 100,000 dollarë.
Cilët presidentë refuzuan pagën?
Një numër i vogël i presidentëve amerikanë kanë refuzuar të pranojnë pagat e tyre në të kaluarën. Donald Trump, gjatë mandatit të tij të mëparshëm, refuzoi të merrte pagën presidenciale prej 400 mijë dollarësh. Nga paga ai mbante vetëm 1 dollar dhe pjesën tjetër e dhuroi për agjencitë e ndryshme qeveritare. John F. Kennedy dhe Herbert Hoover, ishin dy presidentë të tjerë që e dhuruan rrogën e tyre. /korrieri