Gazetarja Ola Xama kritikoi opozitën në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV që mediat pranë saj nuk e kanë dhënë lajmin e ndalimit të djalit të biznesmenit samir Mane që nuk i ndaloi patrullës së policisë rrugore dhe lajmin për rënien nga lartësia të njërit prej policëve që ishte pjesë e patrullës.
“Shteti nuk duhet të ketë kompromise i pari sepse paguhet me paratë e taksapaguesve. Media që merr reklama e ka të vështirë të publikojë, por mua më bën përshtypje dhe pyetja shtrohet po media opozitare çfarë bën, ato portale që bëjnë çdo gjë që ndodh në Shqipëri. Kjo frymë opozitare do të dalë në zgjedhje? Nëse ka qoftë edhe një për qind të vërtetë që dikush ka çuar dikë për vetëvrasje që është një punonjës i shtetit është indiferente nga mediat e opozitës. Ndërkohë çfarë ndodhi me rastin e Xhisielës me fisin Rraja. Nuk ngeli media, portal, deputet i opozitës pa folur për këtë rast.
Dhe nëse media nuk e bën, nuk ka presion pozitiv për drejtësinë që ta hetojë”- tha Xama.