Një incident serioz ka ndodhur në fshatin Bunec të Lukovës, ku diga e hidrocentralit lokal është çarë, duke shkaktuar përmbytje dhe bllokuar rrugën nacionale Sarandë – Himarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:38, sipas njoftimit të policisë.
Strukturat e Emergjencave Civile janë vënë në alarm për të menaxhuar situatën dhe për të parandaluar dëme të mëtejshme. Policia u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë çdo rast emergjence.
Aktualisht, autoritetet po punojnë për të vlerësuar shkallën e dëmeve dhe për të rivendosur qarkullimin normal në rrugën e bllokuar. Qytetarët këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të qëndrojnë larg zonës së prekur deri në një njoftim të dytë./korrieri