27-vjeçari Neim Hoxha që u arrestua në një “shtëpi bari” në Winsford në Angli është dënuar me 3 vite burg. I riu, u arrestua në shtator të këtij viti, pasi në banesën ku jetonte iu gjetën bimë kanabisi. Lënda narkotike e sekuestruar nga autoritetet angleze arrinte në vlerën e 168 mijë paundësh.
Efektivët thanë se Hoxha, kishte vjedhur energjinë elektrike, po ashtu po rrezikonte banesat pranë tij, pasi mund të shkaktonte zjarr.
27-vjeçari nuk ishte në shtëpi kur mbërriti policia, por u arrestua kur u shfaq në adresë më vonë në të njëjtën ditë. Hoxha u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës Chester më 26 shtator, ku u deklarua fajtor për prodhimin e drogës së klasit B, si dhe drejtimin e një automjeti pa patentë dhe pa siguracion.
Ai u mbajt në paraburgim dhe çështja u dërgua në Gjykatën Chester Croën më 16 dhjetor. Atje ai u dënua me tre vjet burg, ku gjyqtari vendosi që të vuante të gjithë dënimin. /korrieri