Dallëndyshe Bici është shkarkuar nga posti i drejtoreshës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Vendimi është marrë vetëm 6 muaj pasi Bici mori postin më 31 korrik të këtij viti. Për këtë post, Bici refuzoi edhe atë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, i lënë bosh nga ndërpreja e parakohshme e mandatit të ish-zëvendëskryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj.
Vendin e Bicit do ta zërë Ajet Zyberi, i cili e ka mbajtur më herët këtë post, por dha dorëheqjen nga drejtimi i IKMT në vitin 2022, rreth 1 vit pasi ishte emëruar në krye të strukturës. Vendimet janë marrë ditën e djeshme (19 Dhjetor), në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, takim që u mbajt jashtë rendit. Ende nuk dihet se cili do të jetë posti që do t’i besohet Bicit tashmë që la kreun e IKMT-së./korrieri