Një 2-vjeçare shqiptare iu nënshtrua një ndërhyrje në një spital në Itali, pasi qëndroi për 20 ditë në terapi intensive, pas një incidenti të rëndë. Vajza 2-vjeçare në gusht të këtij viti piu gabimishyt një sasi acidi muriatik, ku si pasojë u lëndua në ezofagun e saj. Ajo më pas u transportua në Itali ku dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike. Tezja e 2-vjeçares tha se pas shumë kërkimesh në internet, ata zbuluan se operacioni mund të kryhej në Itali në qytetin e Alessandrias.
“Të paktën e mbajtën gjallë”, tha, Genziana, tezja e Ailës 2-vjeçare.
Genziana jeton prej kohësh në Sarezzano. Me burrin e saj, ajo drejton një kompani fotovoltaike. Çifti ka dy fëmijë. Kur prindërve të Ailës u tha se “shpresa e vetme për fëmijën është që t’i nënshtrohet një operacioni që mund të bëhet në Itali”, ata biseduan me Genzianën për të gjetur një zgjidhje.
“Kam kërkuar shumë në interne. Nuk e imagjinoja kurrë se se në Alessandria ekzistonte mundësia për të kryer atë operacion që ishte vendimtar”, tha ajo.
Më 8 tetor, vajza e vogël, e shoqëruar nga prindërit Silver dhe Matilda, mbërriti në Itali, me avion pasi udhëtimi me me ambulancë do të kushtonte 90 mijë euro. Vajza mundi të udhëtojë pa probleme. Procedura spitalore përfshinte kontrolle të ndryshme, një gastrostomi për të lejuar fëmijën të ushqehej me mbështetjen e një tubi në stomak.
“Ajo ishte e kequshqyer, kështu që, për të përballuar operacionin, iu desh të shtonte sërish peshë”, tha tezja e saj.
Aila, me prindërit dhe motrën e saj të vogël, u prit në Sarezzano më 11 nëntor, në pritje të operacionit vendimtar që u zhvillua më 15, dhe zgjati 12 orë. Alessandria Hospital Trust tregoi se kontributi i profesionistëve të strukturës komplekse të Otolaringologjisë ishte thelbësor për izolimin cervikal të ezofagut dhe për monitorimin intraoperativ të nervit rekurent të laringut.
“Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm, i mundësuar jo vetëm nga teknologjia robotike e gjeneratës së fundit, por edhe nga sinergjia dhe përsosmëria e ekipit tonë kirurgjik dhe multidisiplinar. Një operacion që jo vetëm i shpëtoi një jetë, por i dha mundësinë këtij pacienti të vogël t’i rikthehej jetës normale të përditshme në kohë rekord”, tha Dr. Alessio Pini Prato.
Më 3 dhjetor, ajo doli nga spitali Cesare Arrigo dhe më pas ajo dhe familja e saj u kthyen në Shqipëri. Ata do të kthehen në Itali më 15 janar për një kontroll. /korrieri