![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/12/termet-1024x576.webp)
Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 18:01.37 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter.
Epiqendra u regjistrua në Selishtë, në qarkun e Dibrës, me një thellësi prej 15.2 km.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës.
Ministria e Mbrojtjes njofton se sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Burrel dhe Qarkut Dibër nuk raportohen dëme materiale. .korrieri