Mediat greke kanë zbardhur detaje nga atentati i ndodhur në Greqi ku njëri prej shqiptarëve u ekzekutua dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Vlen të theksohet se vendi ku ndodhi sulmi, në kafenenë në kryqëzimin e rrugëve të Komotinit dhe Aristotelous, është edhe një kënd lojërash, duke ngritur pikëpyetje se çfarë mund të kishte ndodhur në rrethana të tjera. Jeta e të gjithë fëmijëve është vënë në rrezik!
Sipas raportit, ka pasur dëshmi se djali i viktimës ka telefonuar shokun e tij dhe i ka thënë: “Më kanë vrarë babin”.
I vrarë mbeti Irakli Davella ndërsa u plagos Edi Lolo. Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të plumbave të marrë në kokë dhë në bark. Lolo kishte disa ditë që ishte kthyer nga Dubai në Athinë.
Davella rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa. /korrieri