Një tjetër lajm i mirë për këngëtaren ikonike shqiptare Parashqevi Simaku.
Ajo ka arritur të vendosë kontakte, pas shumë vitesh, me vëllain e saj, nipërit dhe mbesat.
Lajmin e gëzueshëm e ka dhënë sipërmarrësi Elton Ilirjani, i cili ditët e fundit është angazhuar për t’i ndryshuar jetën asaj që plot respekt e quan “diva shqiptare”.
“Parashqevia u lidh pas shumë vitesh me vëllain e saj dhe nipat dhe mbesën! Familja e saj është tashmë në kontakt”, shkruan ai.
Pa viteve të tëra në vështirësi ekonomike dhe probleme shëndetësore, duket se Parashqevi Simaku po ringrihet falë ndihmës së njerëzve me zemër të madhe dhe një mobilizimi të madh të të gjithë shqiptarëve në mbarë botën, të prekur nga historia e saj. /korrieri