![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/12/IMG_7978.jpeg)
GREQI- Një rrjet i fshehtë oficerësh që dyshohet se mbanin lidhje të fshehta me bosët e drogës është zbuluar pas çkodimit të mesazheve në aplikacionin e enkriptuar “SkyECC”. Në qendër të zbulimit janë oficerët e lartë të Policisë, të cilët deri para pak kohësh mbanin poste kyçe në Prokurorinë e Narkotikëve dhe të ashtuquajturit “Të Pakorruptueshëm” të EL.AS.
Ajo që ka dalë nga hulumtimi i fundit dhe ka zbuluar sot nga “K” janë tronditëse. Një oficer i gjetur se shërbente si nr. 3 në hierarkinë e Zbatimit të Narkotikëve dyshohet se i dërgoi një tregtari kokaine një foto me numrat e telefonit celular që kishte marrë për t’i përgjuar, në mënyrë që ta mbronte atë dhe ata që punonin për të.
![SKANDALI me të dhënat e "SkyECC"/ Policët](https://cdnimpuls.com/zeri.ai/media3/-900-0-1733769486xdjpg-553.jpg)
Një trafikant droge, i burgosur për importimin e 1.2 ton kokainë nga Amerika Latine në Greqi, po përpiqej përmes “të infiltruarve” që kishte në Prokurori të identifikonte një oficer policie që ishte infiltruar ëpr të marrë pjesë në kapjen dhe shkatërrimin e grupit. Përse e donte? Për ta vrarë!
Dhe si të mos mjaftonin të gjitha këto, kur dosja u dorëzua në Greqi nga autoritetet e huaja, ishin po këta policë që lobuan që çështja “të hidhej në kosh”. Dhe kështu ndodhi.
Por le t’i marrim gjërat nga fillimi.
Në periudhën 2020-2021, si pjesë e një operacioni të koduar “Limit”, agjencia evropiane Europol në bashkëpunim me autoritetet kombëtare të Francës, Belgjikës dhe Holandës hapën aplikacionin e koduar të komunikimit ‘Sky ECC’, i cili përdorej nga 90% e kriminelëve, kryesisht trafikantët e drogës në mbarë botën. Më pas, bazuar në përmbajtjen e tyre, ata shpërndanë të dhënat e komunikimit në shtetet përkatëse.
Greqia ishte e fundit nga 27 vendet që mori dosjen përkatëse, në vjeshtën e vitit 2023. Më parë, vetëm disa fragmente të saj u ishin përcjellë autoriteteve greke. Një dosje e ngjashhme iu kalua agjencisë së Punëve të Brendshme në tetor 2022. Brenda në dosje kishte komunikimet e një oficeri, i cili në aplikacionin e koduar përdorte pseudonimet Fili, Luis Vuitton dhe LCapone. Polici në fjalë (identiteti i tij deri atëherë formalisht i panjohur) ka komunikuar me një të burgosur shqiptar me emrin Sandër Pemaj dhe një grek të quajtur K.G.
Në një nga bisedat, polici i shkruan shqiptarit të burgosur, i cili vuante dënimin me burgim të përjetshëm: Duhet të bëjmë një punë para gjykatës, diçka… le të jetë diçka e vogël, që të më zgjidhësh duart.
![SKANDALI me të dhënat e "SkyECC"/ Policët](https://cdnimpuls.com/zeri.ai/media3/-900-0-1733769487xsjpg-819.jpg)
Në një bisedë tjetër, polici po paralajmëronte bashkëbiseduesin e tij të dytë, K. G., se në një takimin që kishte pasur me oficerët e sigurimit britanik i ishte përmendur emri.
“Më lejo të të pyes edhe diçka tjetër… Merreni me Anglinë? Ishte lidhja në anglisht dhe në një moment dëgjova mbiemrin tuaj. Por mund të jetë gjithashtu sinonim i diçkaje tjetër”.
I njëjti punonjës policie në shtator 2020 kishte udhëtuar për arsye zyrtare në një vend ballkanik, por nuk zbulohet se ku. Edhe pse të dhëna kishte mjaftueshëm, kolegët e tij u shprehën se nuk kishte prova të mjaftueshme për të zbuluar se kush ishte efektivi i Policisë që fliste me kriminelët në burgje. Oficeri që trajtoi dosjen duke e arkivuar, u transferua më pas, me iniciativën e tij, në nëndrejtorinë e Prokurorisë së Narkotikëve.
Në maj 2023, kreu i ri i Shërbimit të Punëve të Brendshme udhëtoi për punë zyrtare në selinë e Europolit në Hagë. Aty, zyrtarët evropianë se e pyetën atë me habi se pse agjencia e tij nuk e kishte ndjekur rastin edhe pse në dosje kishte prova që mund të çonin në identifikimin e personave që flisnin hapur për pazare dhe jo vetëm. Para të huajve u shpreh se nuk kishte asnjë informacion për rastin dhe u kthye me nxitim në Athinë. Ai tërhoqi dosjen dhe pas vlerësimit të të dhënave kërkoi, në konsultim me organet e prokurorisë, hetimin e mëtejshëm të çështjes.
Europoli, nga ana tjetër, kërkoi dosjet e komunikimit jo vetëm të punonjësit të policisë, por edhe të dy bashkëbiseduesve të tij: shqiptarit të ndaluar për import kokaine dhe grekut të dyshuar për trafik droge.
![SKANDALI me të dhënat e "SkyECC"/ Policët](https://cdnimpuls.com/zeri.ai/media3/-900-0-1733769485xajpg-345.jpg)
Përmes këtij procesi oficeri u identifikua – dhe zyrtarisht – sepse të tre i drejtoheshin njëri-tjetrit me emra. Ata përmendin me emër edhe një oficer të dytë të “Drogës”, për të cilin synonin që ta vendosnin në postin e nëndrejtorit të Prokurorisë së Narkotikëve. Deri në atë kohë kishte shërbyer në zonën e Atikës Verilindore, përpara se të gradohej në një post më të rëndësishëm.
“Ne kemi edhe miqtë tanë, Maroussi. Dhe ne vazhdojmë. Duhet të marrim gjithë Athinën,”- shkruan dy trafikantët e drogës në një komunikim mes tyre. Ata flasin edhe për nevojën e mbrojtjes së oficerit të Prokurorisë, me të cilin kanë një marrëdhënie të mirë: Djali i mirë! Duhet ta mbrojmë që të mos dëgjohet kudo; por kanë probleme me shegin e tij.
“Nuk merr lekë, ka ngecur…”
Në mes të hetimeve, në zyrën e Michalis Chrysochoidis, i cili sapo ishte kthyer për të 5-tën herë në Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarëve, ka mbërritur një letër-ankese anonime. Në letër denoncuesi i referohet një punonjësi policie të Prokurorisë, i cili “zhvat narkotrafikantët duke u marrë shuma nga 100 mijë deri në 700 mijë euro”. Sipas denoncuesit, paratë që kishte mbledhur i legjitimonte duke operuar me vila në Mykonos.
Koha e pastrimit
11 muaj më vonë, Shërbimi i Punëve të Brendshme përpiloi dosjen për protagonistët e çështjes, për të cilën ministri i Mbrojtjes së Qytetarit informohej rregullisht për ecurinë e hetimeve sekrete. Ndaj oficerit dikur pushtetar të Prokurorisë dhe dy të dyshuarve të tjerë për trafik droge janë lëshuar urdhra arresti. I pari, nëpërmjet avokatit të tij, ka argumentuar se veprimet e tij janë bërë në dijeni të eprorëve; pra do të lërë që të kuptohet se komunikimet që ai ka pasur me trafikantët kanë qenë në dobi të Prokurorisë së Drogës, për të marrë informacion nga ata e kështu me radhë. Por në llogaritë e tij bankare, i njëjti person ka depozita që i kalojnë 2 milionë euro. Prejardhja e të cilave tashmë po hetohet nga Autoriteti i Pastrimit të Parave.
Dy të pandehurit kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të heshtur. /korrieri