Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka shpallur kreun e SPAK Altin Dumanin kampionin e listës me 10 emra të luftës kundër Korrupsionit.
Vlerësimi u bë sot (9 Dhjetor) në Departamentin e Shtetit nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken, në një ceremoni ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë amerikanë.
Blinken tha se numri një i listës ishte pikërisht drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, pasi “ka bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit”.
“Sot SPAK është institucioni më i besueshëm në Shqipëri- theksoi në fjalën e tij sekretari Blinken.