Autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani kërkon të lirohet nga paraburgimi i Institutit të Kavajës.
Përmes avokatit të tij mbrojtës, Mario Përlleshaj, i kërkoi Apelit të Përgjithshëm, zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Ndërkohë, po sot, i mituri tjetër që u plagos në ngjarjen tronditëse, ka lënë ambientet e spitalit ku ishte duke u kuruar, për t’u dërguar në Bari të Italisë për mjekim të mëtejshëm.
Prindërit e tij pohuan se ai ka nevojë për trajtim fizioterapie dhe për psikolog.
I mituri Luis Meçja mbeti i plagosur në përpjekje për të shpëtuar mikun e tij. Ai u godit disa herë nga autori i dyshuar.
Përleshja që çoi në vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani ndodhi jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli”, pak pasi të rinjtë mbaruan mësimin, më 18 nëntor. /korrieri