Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit. E Ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA, Nancy VanHorn vlerësoi punën e SPAK dhe tha se çdo sukses i tyre është “për shkak të të gjithë të tjerëve në peizazhin e drejtësisë”.
“Lufta kundër korrupsionit kërkon vërtët një transformim në qasjen dhe mentalitetin e dikujt…Një gjë që më është bërë e qartë është se kur njerëzit mendojnë kundër korrupsionin, mendojnë SPAK-un. Kjo tregon ndikimin që SPAK-u ka pasur, ndaj kjo është një gjë e mirë.
Por mendoj se zoti Dumani do të ishte personi i parë që do të thoshte se SPAK-u nuk vepron i vetëm. Çdo sukses që ata kanë në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve është për shkak të të gjithë të tjerëve në peizazhin e drejtësisë”, kështu u shrpeh e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn, gjatë nisjes së projektit “Integrity Chronicles” të ish-pjesëmarrëses në programin IVLP, Irena Xhafa, së cilit iu bashkua Ministrja për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.
Projekti, i çelur në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, mbështetet nga progami Impact IVLP i Departamentit të Shtetit të SHBA në partneritet me Ministrin e Shtetit për Administratën Publike dhe AntiKorrupsionin, njofton Ambasada Amerikane në Tiranë. /korrieri