Detaje nga arrestimi i Euxhenjo Manushit, djali i klarinetistit të njohur Adi Sybardhi, pasditen e djeshme në Tiranë me një sasi kokaine me vlerë 270.000 euro, bashkë me shokun e tij, Klajdi Serjani.
Euxhenjo Manushi është arrestuar për ditëlindje, pasi sot, më 9 Dhjetor ai ka mbushur fiks 20 vjeç.
Një urim atij ia ka bërë para disa orësh dhe babai, Adi Sybardhi (Adriano Manushi). Nuk dihet ende nëse djali i muzikantit Adi Sybardhi ishte shpërndarës droge apo ishte rastësisht në makinë me shokun e tij.
Postimi i Ad Sybardhit per djalin, Euxhenjo Manushi
Kujtojmë se Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi janë dy të rinjtë e arrestuar nga efektivët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Tiranës, pasi nga kontrolli në makinën me të cilën ata udhëtonin janë sekuestruar 1 kilogram e 50 gramë kokainë.
Këta dy shtetas janë kapur në afërsi të vendit të njohur si “Kthesa e Kamzës“, pranë Terminalit të Autobusëve Ndërqytetas me një “bukë” kokaine me vlerë tregu 270.000 euro.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, janë vënë pas të rinjve prej 6 muajsh, duke i ndjekur në aktivitetin e tyre të shpërndarjes së narkotikëve.
Teksa Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi kanë dalë nga makina në rrugën “Kastriotët”, njëri prej tyre mbante në dorë me çantë lëndën narkotike dhe menjëherë kanë ndërhyrë efektivët e Policisë.
Nga kontrolli fizik i Klajdi Serjanit, është gjetur 1 kg e 50 gramë kokainë.
“Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit Klajdi Serjani, 24 vjeç, dhe Euxhenjo Manushi, 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Lënda narkotike, së bashku me një shumë parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale“, njofton Policia. /korrieri