Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”. Aksidenti ka ndodhur në Bypass-in e Lushnjës pranë një mbikalimi që lidhë qytetin me pjesën perëndimore. Bëhet me dije se një 27-vjeçar, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, 79-vjeçarin Abdyl Ferhati. Si pasojë e përplasjes këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë drejtuesi mjetit Haris Faslliaj u shoqërua në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, shtetasi H. F., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. F., 79 vjeç.
Si pasojë e përplasjes shtetasi A. F., ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi H. F., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grrupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /korrieri