Mëngjesin e sotëm, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ( BKH ) kanë zbarkuar në banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj mëson Gazeta Korrieri.
Operacioni zhvillohet në kuadër të një hetimi financiar që thuhet se ka nisur disa muaj më parë.
Ky kontroll është pjesë e një operacioni më të gjerë që synon të hedhë dritë mbi dyshimet për pasuri të pajustifikuara dhe transaksione financiare të dyshimta.
Ky zhvillim pritet të shkaktojë reagime të shumta dhe tension në skenën politike dhe publike.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për ngjarjen. /korrieri