Xhensila Myrtezaj: Historia e këngës nuk më përket mua, nuk kisha si ta merrja personale Arbana, por mendoj se ishte një lëvizje teknike e zgjuar në një moment kritik për të marrë vëmendjen e duhur për të marrë vëmendjen dhe e bëri. Unë kam profesion muzikën, ndërsa ai është vërtetë një aktor shumë i mirë. Por, nuk besoj se babai i fëmiëjve të mi do të bënte këngë të tilla me dashje, për të sulmuar apo prekur figurën e nënës së fëmijëve të tij. Nuk e besoj këtë gjë, nuk ka si të ndodhë.
Martesën nuk e shikoj si dështimin tim personal, pasi nuk është me veten por me një individ tjetër. Asgjë në këtë jetë nuk është e garantuar, as jeta, as vdekja, as martesa. Unë bëra të pamundurën, të paktën pjesën time. Kam besuar dhe vazhdoj të besoj tek jeta dhe tek martesa. /korrieri