![](https://gazetakorrieri.com/wp-content/uploads/2024/12/alfred_dedaj_julian_-transformed.png)
Julian Gjoshi, 26-vjecar, kunati i Altin Hajrit, i shumëkërkuar nga drejtësia për reëmbimin dhe zhdukjen e Jan Premgës por edhe krime të tjera, mbërriti në një restorant në zonën e Ndroqit në periferi të Tiranës. Për afro një orë, ai drekoi krejt i qetë, i ulur vetëm në një zonë të vecuar të restorantit edhe pse më pistoletë në brez.
Një moment – thonë hetuesit – ai telefonoi Alfred Dedjan, me të cilin kishte punuar në një nga lokalet në pronësi të kunatit të tij, që ndodhet ngjitur me rrethimin e kompleksit Golden ku u mbajt trupi i pajetë i Jan Prengës që më pas u zhduk pa gjurmë.
Alfred Dedja mbërriti në makinën e tij dhe në ambjentet e jashtme pa Julian Gjoshin, i cili në atë moment ishte jashtë. “Dedja hyri brenda dhe Gjoshi iu afrua menjëherë e qëlloi me pistoletë dhe u largua”, tregoi për grupin hetimor njëri nga dëshmitarët okular.
Julian Gjoshi u vetëdorëzua pasditen e së hënës në polici, kur kishin kaluar thuajse 24 orë nga krimi tronditës.
“Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të shumta të ushtruara bazuar në inteligjencës policore, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua në Polici”, njoftoi policia.
Më herët policia kishte sekuestruar makinën e përdorur nga autori, por brenda makinës nuk ishte gjetur arma e vrasjes.
Policia ka dyshime se autori e qëlloi për vdekje Dedjan për shkak të prishjes së pazareve të drogës, edhe pse po heton edhe në pista të tjera.
Po ndërsa hetuesit po dokumentonin krimin e ndodhur në syrin e kamerave dhe dëshmitarëve të shumtë një përplasje e fortë po zhvillohet në distancë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe SPAK.
Pa kaluar pak orë pas krimit, Berisha akuzoi Ols Dadon, prokuror i posacëm se i kishte hapur derën e burgut kunatit të Altin Hajrit, i arrestuar në 2021 nga komisariati nr.2 për armëmbajtje pa leje bashkë me një shtetas tjetër me inicialet E.B.
SPAK reagoi menjëherë dhe përgënjeshtroi Sali Berishën, të cilin e ka marrë të pandehur për korrupsion kryer në bashkëpunim.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përgënjeshtron deklaratën e sotme përmes të cilës aludohet se prokurori i posaçëm, Ols Dado “ka liruar nga burgu kunatin e Altin Hajrit”. SPAK sqaron se informacionet që janë përmendur në këtë deklaratë janë tërësisht të pavërteta dhe nuk kanë asnjë lidhje me prokurorin e përmendur. SPAK i bën thirrje mediave dhe opinionit publik të jenë të kujdesshëm ndaj informacioneve të pasakta dhe speculative”, thuhej në reagim.
Ish-kryeministri Berisha gjatë një konference për shtyp të hënën në mesditë tha se “prokurori nuk është Ols Dado”. Por më pas foli për dy “Olsa”, Ols Cela, prokuror i Përgjithshëm ose Ols Dado.
“Altin DUmani fle mbi dosjet e krimit”, tha më tej Berisha, në vazhdën e akuzave të vazhdueshme ndaj kreut të prokurorisë së Posacme.
Për të dytën herë në më pak se 12 orë SPAK reagoi dhe hodhi poshtë cdo aludim lidhur me ngjarjen, ndërsa sqaroi se viktima Alfred Dedja nuk ka qenë as i dyshuar as nuk është marrë ndonjëherë në pyetje për ngjarjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës në janar të 2020.
“Mbështetur mbi hetimet e kryera nga SPAK deri në këtë fazë, në kuadër të procedimit penal nr.60 të vitit 2020, personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, A.D nuk rezulton të jetë dëshmitar apo të kishte lidhje me pengmarrjen, ekzekutimin dhe fshehjen e trupit të viktimës Jan Prenga, ngjarje e ndodhur në Janar të vitit 2020. Emri i tij nuk rezulton të ketë qënë i përfshirë në listën e punonjësve apo dhe listëpagesat e kompleksit “Golden“, në Shijak, pronësi e Altin Hajrit, në kohën e kryerjes së krimit. I pandehuri Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” akuzohet si pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka kryer rrëmbimin e shtetasit Jan Prenga. Ai është në masë sigurimi “arrest me burg” në mungesë dhe çështja në ngarkim të tij po gjykohet në GJKKO”, sqaroi SPAK.
Më tej, prokuroria shtoi se në gjykim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi, të cilët kanë urdhëruar rrëmbimin e tij; Martin Bleta dhe Korado Kështenja që organizuan pengmarrjen ndërsa ekzekutimin Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, të cilët e dërguan viktimën pas rrëmbimit, në kompleksin “Golden”.
Për shkak të këtyre përplasjeve VNA u ndal të dosja penale ndaj ish-deputetit Jurgis Cyrbja, i cili është nën arrest për korrupsion në zgjedhje dhe ndihmën që iu jepte njerëzve të krimit, përfshirë dhe të shumëkërkuarit Altin Hajri.
Ndër të tjera në dosje sqarohet dhe një epidos ku flitet për arrestimin e Julian Gjoshit autorit të dyshuar të vrasjes së Alfred Dedjas.
Në dosje thuhet se Altin Hajri kërkoi ndihmën e ish-deputetit Cyrbja për lirimin nga burgu të kunatit të tij Gjoshi, i cili është arrestuar me 18 janar 2021 nga forcat e komisariatit nr.2 në Tiranë për armëmbajtje pa leje bashkë me një person tjetër.
Në komunikimet në Sky ECC Hajri i kërkonte Cyrbjas të ndërhynte në lirimin e kunatit kundrejt pagesës së shumave të mëdha monetare dhe sygjeronte dëmtimin e gjilpërës
“Sa lekë dun vec ta qisim. Japim 10 euro (10 mijë euro) vec ta prishin atë mrrokllën…se po se marove ti skam kujt me i thënë vec me më prish gjelponën. Kërkoje vlla sa lek dojn vec do tja maroj se më mytën kalamajt, daja. Jepi 20 mijë euro sa doj vec ta mbaroj. Të fala bëj mikut tat Olsit”, shkruan Hajri.
Fillimisht Sali Berisha e lidhi emrin “Ols” me Ols Dadon, më pas foli për dy Olsa në drejtësi. Se kush është Olsi mbetet ta hetojë dhe sqarojë SPAK. Por përdorimi për konsum politik nga Sali Berisha i cdo emri që del në traskiptet e prokurorisë, duket se ka vetëm një qëllim: të godasë SPAK. Sepse me firmën e prokurorëve të SPAK sot ai është përballë drejtësisë.