Duke marrë shkas nga reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit, në Bulqizë dhe në disa akse të tjera malore të vendit, 🚔 Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve 🚗🚴♀, që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore 👮👮🏻♂.
Firma koncesionare dhe ato kontraktore janë në terren në Rrugën e Kombit dhe në akset e tjera ku ka reshje dëbore dhe po vijojnë pa ndërprerje punën për pastrimin e rrugëve nga bora ❄️, për shpërndarjen e kripës 🚧.
Deri në këto momente nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.
Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 📞 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.