EKSKLUZIVE/ Tenderi, si u pajisën me pistoleta Beretta të komprontuara agjentët e BKH , zyrtarë dhe biznesmenë që duhen vënë para përgjegjësisë
Prej muajsh në korridoret e Ministrisë së Brendshme qarkullojnë p[ërshpërima në lidhje me nje tjetër skandal tenderësh me armët, por tashmë situata duket serioze pasi babëzia e zyrtarëve të korruptuar dhe tregtarëve të armëve ka prekur edhe vetë SPAK-un, pikërisht agjentet e BKH-së, ku duket se gjasat që të dalin pa lagur janë të pakta.
LEXO EDHE:
Burime të Gazeta Korrieri bëjnë me dije se skandali nxorri kokë teksa agjentët e BKH-së duhej të pajiseshin me armët e tyre të shkurtra, siç parashikonte ligji. Në lidhje me këtë fakt, Ministria e Brendshme organizoi një tender për blerjen e 62 pistoletave të tipit “Beretta”. Tenderi u bë, fitoi një kompani që merr kryesisht tenderët e armëve për ushtrinë dhe policinë (emër i njohur për redaksinë), por pas verifikimeve rezultoi se pistoletat ishin të kompromentuara dhe nuk mund t’i dorëzoheshin agjentëve të BKH-së, të cilët ndërkohë duhej që të nisnin stërvitjet në poligon.
Dyshimet për korrupsion masiv nisën teksa pas verifikimeve rezultoi se armët ishin blerë me një çmim gati 300 për qind më të shtrenjtë se tregu. Autorët e skandalit dhe pronari i kompanisë u përpoqën ta fshihnin skandalin duke marrë në konsideratë se përballë ishte BKH dhe SPAK, të ngritur pikërisht me qëllimin për të zhdukur korrupsionin.
Deri diku ia arritën ta fshihnin nga syri i publikut, por jo nga dokumentet, të cilat janë aty dhe mbetet të hetohen për të nxjerrë përgjegjësit si nga ana e prokuruesve ashtu edhe kompanisë private që ia shiti si “frëngu pulën” dhe për më tepër, të kompromentuara.
Ky skandal nga ana tjetër cënoi performancën e agjentëve të BKH-së, të cilët ndërkohë që prisnin të pajiseshin me pistoleta “Beretta”, stërvitjen e kryen me armë tjetër, pistoleta “Glock”. Korrieri mëson se të dyja armët kanë cilësi dhe tipare të ndryshme sa i përket qëllimeve të përdorimit.
Nga kryerja e stërvitjes, rezulton se agjentët e BKH-së qëlluan në shenjë 80% të plumbave që kishin në dispozicion.
Skandali vijon, pasi autorët e kësaj pune të pistë nuk janë vënë ende para drejtësisë, po ashtu edhe Gazeta do të vijojë publikimet deri në zbulimin e shkaktarëve dhe nxjerrjen para përgjegjësive të atyre që nuk kursehen të bëjnë veprime të tilla edhe para SPAK, si shpresa e fundit për të vënë drejtësi në këtë vend! /Korrieri