Pas vendimit të GJKKO për të hequr masën e “arrestit të shtëpisë” ndaj Sali Berishës, gazetarja Anila Hoxha ka kërkuar një reagim zyrtar nga SPAK për procedurat që do të ndiqen më pas dhe nëse do ta ankimojnë vendimin.
“Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit”, thuhet në reagimin e SPAK për Top Channel.
Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme. /korrieri