Sipas dosjes së SPAK, në shënjestër të gjyqtares Pajtime Fetahu për t’u hakmarrë ishte edhe avokati Arben Llogazi, të cilin gjyqtarja e shihte si rrezik të madhe si personin kyç që i jepte informacion gazetarit Saimir Kodra për aferat e saj. Gjatë komunikimeve me Marjus Lulajn, bashkë me Endri dhe Klejdi Çopja, Pajtime Fetahu thotë që të kenë parasysh edhe avokatin, Arben Llangozi. Grupi kriminal i përgjigjet se avokat Llangozi do të përfundonë si avokati Ravik Gurra, i cili u ekzekutua në vitin 2019 në mes të Elbasanit.
Pra, krahas Saimir Kodra, në shenjestër të gjyqtares dhe grupit kriminal të Suel Çelës ishte edhe avokati Arben Llangozi.
Por kush ishte avokati, Ravik Gurra?
Avokati Ravik Gurra para disa vitesh kishte marrë pasaportë angleze dhe bënte një jetë mes Shqipërisë dhe Anglisë ku aktualisht ka edhe familjen e tij. Gurra nuk është një person i panjohur për mediet shqiptare. Ai njihet si avokati i Emiljano Shullazit, teksa e ka mbrojtur në çështjen që koka e bandës “Shullazi”, ka ndaj Ylvi Beqajt për çështjen “Vollga”. (Shullazit dhe grupi i tij që akuzohen për veprën penale “shtrëngim për dhënie pasurie dhe grup të strukturuar kriminal). Gurra ka mbrojtur edhe dy vëllezërit Hysa, Agron dhe Kujtim Hysa, pronarët e firmës “Vëllezërit Hysa”, të cilët ndodhen në burg të akuzuar për abuzime me vlerë rreth 500 milionë lekë në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar. Ata u arrestuan së bashku me dy ish drejtorë të ARRSH-së, Andi Toma dhe Dashamir Xhika.
Avokati njihet edhe si mbrojtës i gjyqtarit Petrit Ceno, një nga 3 gjyqtarët që u përfshinë në skandalin e biletave për “El Classico”. Gurra po ashtu ka qenë edhe avokat i “Hakmarrjes për Drejtësi” dhe i fisit “Çapja” në Elbasan. “Hakmarrja për Drejtësi” njihet si një organizatat kriminale më të mëdha në vend në vitet 1992-1996. 10 anëtarët e kësaj bande u dënuan me “burg përjetë” deri në “22 viteburgim”, në arrati, për vrasjen e ish-drejtorit të burgjeve Bujar Kaloshi dhe vendojen e bombës tek supermarketi i Vefa-s.
Ndërkohë pas një kalvari të gjatë gjyqesh, Gjykata e Apelit u dha lirinë në vitin 2017. Emrat e djemve të ish-ministrit të Brendshëm, Aredin Shytit janë përmendur gjithnjë si krerët e kësaj organizate./VoxNews