Janë publikuar sot pamjet e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, ndodhur pak ditë më parë në Tiranë.
Nga pamjet shihet se ai është duke ecur në këmbë dhe në një moment sulmohet me armë zjarri e bie në tokë.
Policia e Tiranës e ka zbardhur vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit.
Dyshohet se Reçi është vrarë nga një efektiv policie në komisariatin Nr.2. Ndërsa shkak për ngjarjen dyshohet të jenë motive pronësie.
Autori i dyshuar dhe vëllai i tij janë vënë në pranga nga policia.
Më konkretisht, të arrestuarit janë, oficeri i policisë, Shkëlqim Duka, 48 vjeç dhe vëllai i tij, Florian Duka, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” e kryer ne bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Video Player