Zbulohen detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Eduard Reçi. Sipas të dhënave që janë mësuar, biznesmeni ishte ndjekur për 5 netë rresht nga Shkëlqim Dukaj, i cili punonte si oficer i Policisë Gjyqësore në Komisariatin nr.2, në Tiranë.
Por ditën e vrasjes, personi që ishte kthyer në “rojen” e Reçit, ishte vëllai tjetër, Florian Dukaj.
Ky i fundit lajmëronte të vëllanë për çdo lëvizje të shënjestrës së tyre, pasi qitjen e kishte marrë përsipër efektivi, pasi kishte më shumë eksperiencë me armët e zjarrit.
Ndoshta ky detaj ishte një ndër thelbësorët në kapjen e tij, pasi që në fillim u shqua se viktima ishte qëlluar nga një dorë e stërvitur.
52-vjeçari u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e 13 nëntorit teksa po kthehej në banesë, pikërisht pranë disa pallateve që i kishte ndërtuar vetë.
Ish-drejtori i SHISH ishte i vetëm dhe mesa duket, autori e ka ndjekur për një kohë të gjatë dhe ka përfituar nga momenti kur e ka gjetur të ‘pambrojtur’ për ta sulmuar me armë zjarri.
Madje raportohet se në momentin kur u qëllua, Reçi ishte duke folur në telefon. Edhe pse mori një plumbë në kokë, 52-vjeçari luftoi me vdekjen në spitalin e Traumës, por nuk ia doli që të shpëtonte dot./korrieri