Plani kriminal për ekzekutimin e biznesmenit Eduard Reçi kishte filluar prej datës 8 nëntor, por ekzekutimi i tij nuk është kryer.
Shkëlqim Duka, punonjësi i policisë në Komisariatin nr.2 në Tiranë, prej orës 19:00 të mbrëmjes e deri në orën 23:00 qëndronte i fshehur në shkallët e emergjencës së një hoteli, i cili është fare pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Kjo është faktuar nga kamerat e sigurisë për të cilën në to shquhet edhe një send në dukje armë zjarri me dylbi.
Por pavarësisht tentativës për ekzekutim që prej datës 8 e në vazhdim, krimi është kryer vetëm me datën 13 nëntor.
Policia, pavarësisht arrestimit të dy vëllezërve Shkëlqim dhe Florjan Duka, ende nuk ka gjetur armën e krimit.
Madje, asnjëri prej tyre nuk kanë lëshuar asnjë zë për grupim hetimore duke qëndruar në heshtje.
Policia e kishte siguruar informacionin që punonjësin e policisë si dhe për konfliktin të shtrirë në kohë mes vëllezërve Duka dhe Eduard Reçit.
Shkëlqim Duka rezulton se ka kryer studimet në Akademinë e Policisë në Turqi, e ndërsa njihej nga grupi i oficereve për dëshirën për qitje me armë zjarri, e sidomos atyre me snajper.
Policia ka shtrirë hetimet edhe tek një person i tretë që besohet se iu ka ardhur në ndihmë vëllezërve për kryerjen e ekzekutimit.
Biznesmeni Eduard Reçi u vra rreth orës 23:00 të së mërkurës, (13 nëntor 2024), poshtë pallatit ku jetonte, të cilin e ka ndërtuar vet, në rrugën “Faik Konica” në Tiranë, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë. 52 vjeçari ndërroi jetë në spital.
Eduart Reçi, ishte me bashkëshorten në oborrin e shtëpisë kur u qëllua dhe ra në tokë pa u kuptuar. Gruaja e tij u tha hetuesve se kishte menduar se u rrëzua nga ndonjë cifël e fishekzjarrëve që shpërthyen si kamuflim në të njëjtin moment kur u qëllua me armë.