Babai i Luis Meçes, të plagosurit në konfliktin e ndodhur në shkollën “Fan Noli”, Fiqiri Meçe ka publikuar procesverbalin e ngjarjes ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani. Siç edhe duket në dokumentin e publikuar nga i ati të plagosurit, në procesverbal shkruhet se në momentin e sherrit mes adoleshentëve kanë qenë të pranishëm 5 persona, të gjithë rreth moshës 14-vjeç.
Këta emra janë përmendur edhe nga babai i Luisit, i të plagosurit që ishte shok me Martinin. Por tashmë edhe nga i plagosuri, i cili flet edhe për një person të tretë (të rritur) që ka qenë me agresorët në momentin e konfliktit. Por që vetë shton se e ka të pamundur që ta identifikojë me emër.
Procesverbali i publikuar:
Në datë 18.11.2024, rreth orës 13.00 pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve Marseld Sina, Luis Meçe dhe Martin Cani kundrejt shtetasve Mario Perlleshi dhe Kledion Bekaj. Nga y konflikt janë plagosur shtetasit Luis Meçe dhe Martin Cani, ku ky i fundit ka ndërruar dhe jetë për shkak të goditjeve që kishte marrë. Marseld Sina ka dorëzuar telefonin e kushëririt të tij Luis Meçe, të llojit Samsung. Procesverbali është nënshkruar nga Igli Mollaj
Të hënën, adoleshentët Martin Cani dhe Mario Prelleshi ishin konfliktuar gjatë pushimit të gjatë, por ishin ndarë nga roja i shkollës dhe mësuesit. Disa orë më pas, rreth orës 13.00, kur edhe kishin përfunduar mësimin, u ritakuan në oborr ku edhe u përleshën me thika. Autori vrau 14-vjeçarin dhe plagosi shokun e ngushtë të viktimës, Luis Meçen. Gjatë marrjes në pyetje për shkakun e sherrit, autori është shprehur se përplasja kishte nisur për një “pse më shikon?”, por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë.