Të dhënat nga tatimet tregojnë se Emiljano Dusha , pronari i kompanisë MSSC është një ndër biznesmenët që ka fituar shuma kolosale gjatë vitit të shkuar përmes dy kontratave të majme të shitje së armëve për ushtrinë përmes tenderëve sekret .
Gazeta Korrieri mëson se gjatë vitit 2023, kompania ka deklaruar rreth 822 milion lekë fitim, një shumë kolosale kjo, e cila ka ardhur për shkak të dy kontratave të majme të lidhura me Ministrinë e Mbrojtjes për furnizimin me armë dhe pajisje trë tjera ushtarake të ushtrisë.
Lexo KËTU gjithçka mbi tenderët e armëve
Ndërkohë, MSSC ka deklaruar një fitim prej 133 milion lekë në vitin 2022 duke bërë që gjatë 2023 norma e fitimit të jetë rritur me 518 për qind! Kjo është një rritje galopante, e cila nuk ndodh rëndom me kompanitë dhe është pasqyrim i kontratave preferenciale të sektorëve publik me kompani private përmes raporteve të dyshimta.
Gazeta Korrieri raportoi më herët se pavarësisht këtij fitimi të madh, biznesmeni nuk e ka ndarë dividentin siç bëjnë normalisht pronarët e kompanivenë fund të vitit financiar, por e ka futur shumën e fituar si kapital të kompanisë.
Kështu, siç rezulton edhe nga dokumenti i siguruar nga Gazeta Korrieri, Dusha ka zgjeruar kapitalin e kompanisë nga 330 milionë lekë, në 1 miliard lekë. Ky zgjerim kapitałi ndodh pikërisht në vitin më të mirë financiar të kompanisë!!
Ky është një kapital tmerrësisht i madh për kompanitë e shqiptare edhe nëse kanë të ardhurat e MSSC në pronësi të Dushës.
Për shembull, Kastrati Group e njërit prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend, Shefqet Kastrati, ka një kapital themeltar prej 141 milion lekë, ose rreth 7 herë më të vogël se MSSC e Emiljano Dushës.
Për referencë, në vitin 2022 Dusha fitoi 112 milionë lekë dhe e ndau dividentin duke e marrë të gjithin si fitim.
Pse Emiljano Dusha nuk paguan tatim fitimin ?
Akrobacitë me shmangien e taksave dhe detyrimeve tatimore nga biznesmenët pranë ministrave të caktuar të qeverisë janë të njohura, por kjo bëhet përherë me leje nga LART!
Kush ia ka dhënë lejen Dushës?
Është bërë e udhës që biznese të caktuara, pranë qeverisë të shmangin taksat. Megjithatë kompania MSSC e biznesmenitEmiljano Dusha mund të zgjedhë të mos e ndajë fitimin e një viti duke e kaluar atë si pjesë të kapitalit të saj.
Edhe pse duket qartë se kemi të bëjmë me një akrobaci për të mos paguar tatim fitimin, ligji nuk e ndalon diçka të tillë, të paktën për momentin edhe pse edhe punonjësi më pa eksperiencë i tatimeve i kupton qartë arsyet e veprimit në fjalë.
Problemi nis në momentin kur kjo bëhet pjesë e një skeme mafioze për të mos paguar taksat dhe SPAK duhet të ndërhyjë për të shmangur evazionin fiskal galopant që bëhet nën hundën e tatimeve dhe nën bekimin e qeveritarëve të caktuar ndaj biznesmëneve që kanë shërbyer si blerës votash për Rilindjen.
Sipas një përllogaritjeve të thjeshtë, Dushaj duhej të paguante rreth 1 milion euro tatim fitim në arkën e shtetit pas dy kontratave të majme të armëve nëse nuk do të bënte akrobacinë në fjalë.
Emiljano Dusha është paditur në SPAK nga Belind Këlliçi pas zgjedhjeve të vitit 2021 blerje votash në shërbim të Rilindjes, ndërsa rezulton si biznesmeni që ka rrahur Mero Bazen në Gjirokastër. Dushaj rezulton edhe si personi që ka fituar njërin prej tenderëve për blerjen e gazit lotsjellës në shërbim të ministrit Aleksandër Lleshaj, me të cilin shpërndau qytetarët që protestuan kundër qeverisë në vitet 2020-2021. /Gazeta Korrieri