Gjykata ka caktuar masën ‘arrest në burg’ për 14-vjeçarin Mario Perlleshi që vrau me thikë Martin Canin dhe plagosi shokun e tij.
Seanca gjyqësore është zhvilluar në spitalin privat ku ai po qëndron i shtruar.
Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët vendosi masën “arrest me burg”.
Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës rikualifikoi akuzën ndaj 15-vjeçarit, Përlleshaj.
Prokurorja Alma Felaj ashpërsoi akuzën në “vrasje në rrethana cilësuese”, pasi Policia e kishte referuar ngjarjen për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve te ftohta”.