Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij, Mario Perlleshi me thikë në zemër, ka tronditur mbarë opinionin publik.
Ditën e sotme para autori i vrasjes ka dhënë dëshminë para uniformave të policisë, por duket se jo vetëm që nuk ka kërkuar familje, por as nuk ka shprehur pendesë.
Ai është shprehur se Cani po e shikonte dhe për këtë ishin zënë të premten dhe se të hënën që ndodhi edhe tragjedia, e kishin lënë të sqaroheshin.
I pyetur nëse është bërë pishman për vrasjen, 14-vjeçari nuk është përgjigjur teksa nuk ka treguar as se ku ka fshehur armën e krimit.
Por gazetari Andi Llabuti, në Euronews Albania ka ngritur një pyetje: “Pse nuk po kërkojnë falje prindërit e autorit që vrau 14-vjeçarin?”
Ai shprehu indinjatën e tij me prindërit e autorit të dyshuar për mos reagimin e tyre ose për mos pasjen e një ndjese publike apo falje për aktin kriminal të djalit të tyre. Sipas gazetarit kjo do sqaronte se ishte një situatë e çastit, apo adoleshenti vrasës ka këtë sjellje të ngjizur nga familja, nga keqtrajtimi apo ka një situatë të vështirë në familje.
“Autori i dyshuar nuk ka shfaqur shenja pendese as në polici as në prokurori dhe mua më bën shumë përshtypje dhe më vjen tmerrësisht keq dhe më lë një pikëpyetje shumë të madhe që prindërit e djalit që kreu këtë akt kriminal nuk kanë dalë akoma që të kërkojmë falje, që me këtë rast ne të kuptojmë se çfarë niveli janë prindërit që është ky lloj fëmije.
“Të paktën këta prindër duhet të dalin dhe të kërkojnë falje publike, dhe në disa fjalë që ata mund të thonë ne të kuptojmë thelbin, që kjo gjë është ngjizur nga familja, nga keqtrajtimi apo ka një situatë të vështirë në familje që ky djalë arriti deri në këtë pikë”.