Tirana u trondit ditën e djeshme nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën pas një konflikti me bashkëmoshatarë.
Shokët e klasës i kanë përgatitur një tufë me lule të cilën do ta vendosin tek banka e tij, e cila sot është bosh.
Mediat kanë publikuar pamjet nga pas shkollës, vend ku edhe u krye krimi, ku janë vendosur foto të vogëlushit të ndjerë dhe pranë tyre janë vendosur e ndezur qirinj.
“Qofsh i xhenetit vëllai jonë!”, shkruhet në foto.