“Peshkaqeni” i barnave me Delta Pharma , Eduard Curraj 4 orë në SPAK , thotë se nuk ka asnjë lidhje me Ilir Beqajn
Eduard Curraj, pronari i kompanisë “Deltapharma” ka dëshmuar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për më shumë se 4 orë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i “OraNews“, Edison Vatnikaj, biznesmeni Curraj është shfaqur i vetëm.
Pasi ka dhënë dëshminë e tij në SPAK, Curraj është shprehur për gazetarin se ka dhënë shpjegime për një çështje. Por ka shtuar se ngjarja nuk ka lidhje me personin nën hetim, ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Në dhjetor të vitit 2023 një nga kompanitë farmaceutike “Delta Pharma” e lidhur ngushtësisht me Adriana Beqaj, bashkëshorten e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është bërë objekt i kontrollit të imtësishëm nga oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK.
“Delta Pharma-Al” është një shoqëri farmaceutike e themeluar në vitin 2006 nga Tahir Sadiku, Dorian Sadiku, Eduart Curraj.
Me kalimin e kohës, Eduart Curraj mbeti aksioneri i vetëm i kësaj shoqërie farmaceutike.
Shitja e Delta Pharmas si inxhiniering financiar
Delta Pharma zoterohej 100 per qind nga Eduard Curraj. Ajo eshte kompania e dyte me e madhe farmaceutike ne Shqiperi me xhiro vjetore rreth 40 milione euro dhe fitim neto diku 2-2.5 milione euro ne vit.
Ne janar te ketij viti themelohet Delta Holding. Ortaket e Delta Holding jane Dorian Sadiku dhe Eduart Curraj, secili me 50 per qind te aksioneve, ndersa kapitali i kompanise eshte 50 mije euro.
Ne 27 shkurt, Curraj ja shet Delta Pharma-n kompanise Delta Holding, ku ishte vete pronar me 50 per qind te aksioneve. Pra zoti Curraj shiti nje biznes ku ishte 100 per qind pronar, tek nje kompani ku ishte 50 per qind pronar. Gjysma tjeter i kaloi Sadikut. Por nejse. Deri ketu, ne rregull.
Cmimi i shitjes ne kontrate eshte percaktuar 903 milione leke ose rreth 9 milione euro, pa pak. Por inxhinieringu qendron tek menyra e pageses. (Termin inxhiniering financiar e shpiku Berlusconi kur fshihte leket ngaqe e ndiqte Di Pietro ne kohen e Mani Pulite.)
Fillimisht bleresi, pra Delta Holding, do te paguaje vetem 30 mije euro brenda 3 muajsh nga firmosja e kontrates ne llogarine e shitesit, pra Delta Pharmas. Pjesa tjeter e cmimit prej 8 milione e 970 mije eurosh do te shlyhet per 10 vjet.
Per pagesen e kesaj shume do te vendosej here pas here me vendim ansambleje te ortakeve te Delta Holding. Ansambleja e Delta Holding eshte Curraj dhe Sadiku.
Pra, Sadiku ka hyre pa asnje lek ne nje biznes 40 milione euro ne vit. Dhe cmimin e blerjes se kuotave do ta paguante me fitimet e biznesit qe bleu. Po keshtu mund te blesh dhe Apple apo Amazonin. Futesh pa asnje lek dhe behesh pronar i gjysmes se Apple se e paguan cmimin me fitimet qe do nxjerre Apple rruges.
Por historia eshte dhe me interesante se kaq. Dorjan Sadiku eshte kunati i Kliti Hotit. Zoti Hoti eshte perfaqesuesi zyrtar i Novartisit ne Shqiperi.
Te jesh perfaqesuesi zyrtar i nje gjigandi farmaceutik boteror dhe te kesh biznes familjar distribucioni te medikamenteve me kompani tjeter nuk lejohet. Nuk ta lejon kompania, ne kete rast Novartisi.
Tani pse i ka mbyllur syte Novartisi eshte ceshtja?
Dy jane alternativat ketu. Ose ja kane hedhur, ose ka patur qejf qe t’ia hidhnin. Por kjo eshte shume e cuditshme per nje kompani boterore. /Gazeta Korrieri