BUJSHME/ Operacion kundër Bitcoin në Tiranë dhe Shkodër, 17 të arrestuar
Një operacion policor po zhvillohet në Tiranë e Shkodër kundër një rrjeti të gjerë mashtrimi ekonomik me kriptomonedha.
Policia ka ekzekutuar 20 masa sigurie të firmosura nga prokuroria e Tiranës, mes tyre 6 pronarë të pikave të këmbimit valuator që thyenin kriptomonedhat në ambientet e tyre, ndërkohë që një gjë e tillë nuk është e ligjshme.
Ndërsa personat e tjerë jane bashkëpunëtorët e tyre, ose individë që e reklamonin në rrjete sociale se bënin shkëmbim me kriptomonedha.
Deri tani policia thotë se janë 17 persona të arrestuar ndërsa operacioni vijon.
Policia ka kryer vazhdimisht operacione kundër kriptomonedhave në Shqipëri, prodhimi dhe këmbimi i të cilave nuk janë ende të rregulluara me ligj. Më herët, policia shpalli në kërkim biznesmenin e njohur Marin Gjonaj dhe Thoma Zbogon pikërisht pasi u zbulua se ata kishin ngritur një fermë prodhimi kriptomonedhash. Aksione të ngjashme janë kryer edhe në Krujë disa muaj më parë.
EMRAT
1. Arlin Kajo
2. Lidra Leka
3. Pirro Verdhi
4. Valentino Leka
5. Riduan Bajrami
6. Ridvan Nuhiji
7. Nexhmedin Sali
8. Muhamed Saraçi
9. Aurora Bregu
10. Evis Sopi
11.Frederik Sinanaj
12.Aldi Ruli
13.Tedi Agastra
14.Arberor Agastra
15. Spartak Gjoçi
16.Armando Gjoçi
17. Jonid Lazaj
18. Genci Sula
19. Dorian Dodaj
20. Denard Dani /korrieri
BUJSHME/ Operacion kundër Bitcoin në Tiranë dhe Shkodër, 17 të arrestuar BUJSHME/ Operacion kundër Bitcoin në Tiranë dhe Shkodër, 17 të arrestuar BUJSHME/ Operacion kundër Bitcoin në Tiranë dhe Shkodër, 17 të arrestuar