Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka bërë një paralajmërim të fortë nga Komisioni i Sigurisë, ku edhe po raportonte për “buxhetin 2025”. I pyetur nga deputetët e opozitës, kryepolici Proda lajmëroi se shumë shpejt ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë dhe që u ‘pagëzua’ si masakra e Dobraçit do të zbardhet më shpejt sesa pritet. Në fjalën e tij, Proda tha se flet me garanci dhe se Policia e Shtetit do të prezantojë rezultate konkrete për ngjarjen, që do të thotë se tashmë kanë emrat e autorëve dhe pritet arrestimi i tyre.
Ilir Proda: Sa i përket ngjarjeve kriminale ka një shqetësim, sidomos ngjarja e Shkodrës. Kemi qëndruar grup i posaçëm. Me garanci po iu them se shumë shpejt për atë ngjarje do të kemi rezultate konkrete. Sikur të kisha shkop magjik ta ktheja kohën pas…Por ka ndodhur dhe na duhet të përballemi me këtë ngjarje.
Aktualisht, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë ‘në duar’ për të hetuar masakrën e Dobraçit pasi Prokuroria e Shkodrës ka dyshime të forta se atentati është porositur, organizuar dhe finalizuar nga një grup kriminal. Në ngjarjen e ndodhur në 30 tetor, Hamza Lici humbi jetën në timon për shkak të një plumbi që mori në zemër, ndërsa makina e tij përplasi një motoçikletë me të cilin udhëtonin çifti Flutura dhe Bashkim Basha. 66-vjeçarja humbi jetën në vend nga përplasja, ndërsa i shoqi ndërroi jetë të dielën në spitalin e Shkodrës. Në mjet bashkë me Licin ishte dhe Arlind Bushati, i cili ndërroi jetë gjithashtu në spital disa orë pas ngjarjes për shkak se kishte marrë një plumb në kokë.
Rritja e fondit sekret është e lidhur ngushë edhe me atësitë profesionale të oficerëve, kush ka qenë oficer policie e kupton mirë se çfarë po them. Këtë vit është hapur Akademia së Policisë që rezultatet do ti japë besoj mbas 3 vitesh.
Me rritjen e nivelit të oficerëve padyshim do të ketë edhe kërkesë për rritje të fondit. Flasim për mungesë të theksuar të aftësive profesionale të oficerëve që punojnë në polici kriminale. Nuk mund të vij si struc e të fshihem dhe ta them këtu që situatë është rozë, Situata është problematike dhe ministra e Brendshme e ka adresuar duke hapur Akademinë e Sigurisë. Të thuash që do të rris fondin me njerëz që nuk ia kanë idenë punës operative kjo është e pamundur, e kërkon fondin dhe nuk e shpenzon.