Policia e Maliqit ka dhënë informacion mbi ngjarjen e rëndë të raportuar më herët në media, ku një 43-vjeçar u denoncua për abuzimin e një vajze të mitur.
Sipas denoncimit, ai kishte rreth 4 vite që abuzonte me vajzën që sot është 16-vjeçe.
Policia thotë 43-vjeçari me inicialet E.Sh është shpallur tashmë në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, shpallën në kërkim shtetasin:
E. Sh., 43 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”(dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 16 vjeçare)
Veprimet procedurale me të miturën, janë kryer në prezencën e psikologut, prindit dhe përfaqësuesit ligjor.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për kapjen e autorit të dyshuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.