Donald Trump ka fituar zgjedhjet në SHBA dhe vendimtare ishte vota mes votuesve nën 30 vjeç, baza tradicionale e demokratëve.
Exit poll-et e Nbcneës e tregojnë këtë, duke nënvizuar se Trump ka mbledhur më shumë vota nga ky bllok votuesish se çdo kandidat republikan që nga viti 2008.
Trump ka marr vota nga të rinjt kryesisht meshkuj, duke marrë 47%, Kamala Harris pak përpara me 49%.
Ai ka fituar gjithashtu pak terren mes grave të reja, megjithatë epërsia demokrate mbetet e madhe në këtë grup, me 62% kundrejt 36%.
Për 4 gra nga 10, çështja kryesore ka qenë mbrojtja e të drejtës për abort, ndërsa për vetëm 11% të meshkujve të rinj kjo është një temë e rëndësishme.
Për ta, çështjet kryesore mbeten ekonomia, me 37%, dhe gjendja e demokracisë, me 36%.