“Puç zemra!! “ SMS-të, zonja e Samir Manes, Eva Mane çon Monikën dhe vajzat në Disney Land dhe koncerin e Beyonce, Sava Bardhi pret biletat
Situata në kompaninë PLUS ishtë bërë e pashpresë në verën e vitit 2014 dhe Samir Mane ishte duke bërë përpjekjet e tij nëpërmjet kontakteve me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për të shpëtuar ç’mund të shpëtonte duke përdorur Piro Xhixhon si “mashë” që kishin në krye të AKEP.
Siç konstaton Gazeta Korrieri, ndërkohë që Samir Mane flet me Kryemadhin për hallet e PLUS-it, bashkëshortja e tij, Eva Mane krijon një raport shumë të ngushtë me Monika Kryemadhin duke i paguar 8 900 euro bileta asaj dhe vajzave për në Disney Land dhe në koncertin e Beyonce.
Eva Mane porosit Sava Bardhin për të bërë rregullimin e biletave, e cila ia pret Kryemadhit, vajzave dhe bashkëshortes së Samir Manes në “business class”.
Pjesë nga DOSJA:
Në datën 23 Korrik 2014, Eva Mane, Monika Kryemadhi dhe Sava Bardhi kane patur komunikim me mesazhe dhe email lidhur me udhetimin ne Disney, Paris dhe blerjen ebiletave per koncertin ge kingëtarja Beyonce, ka bere ne datën 1 7 Shtator n e Paris.
Sava Bardhi nepermjetemail-it sav***.bardhi@savatours. com, informon EvaManen me email **mane@manetci.al dhe Monika Kryemadhin me email monika.kryemadhi@yahoo.com, se fjetja ne hotelin Four Season per dy nete (check i n 13/09; check out 15/09) për Monika Kryemadhin dhe vajzat kushtonte 3 200 Euro, per Eva Mane dhe femijet kushtonte 3 200 Euro ndersa per Ema Cokun dhe vazen kushtonte 2 900 Euro
Lidhur me biletat e avionit, Sava i informon se çmimin e tyre do tua komunikoje te nesermen por afersisht çmimi per te rritur ne klasen biznes shkonte 1 500 Euro ndersa per femije shkonte 1 240 Euro.
Ne total, Sava Bardhi ka perllogaritur se shpenzimet, pa perfshire çmimin e biletave, per Monika Kryemadhin dhe 2 vajzat, shkonin 8 950 Euro.
Lidhur me kete email, ne datën 23 Korrik 2014, Eva Mane i ka derguar mesazh Monika Kryemadhit ku i shkruan se “S’kisha internet. Biletat ekoncertit dhe avionit jane ok te sava. 4 season eshte me lire direkt. I thashe nderkohe sekretares t’i rezervoje. Per Disney po pres akoma.”
Ne datën 24 Korrik, Sava Bardhi i ka derguar mesazh Monikes ku i shkruan se “Zemra per te hoteli ne Disneyland gjeta per Emën rrijë dhome standart (se ajo qe pagove ishte suite) kshu qe tẽ kurseva 900 Euro. I ke te mua per kur te beni noi gjë tjeter me bismilah ose ti jap back kur te hame sallatën e rradhes. Te puc!”.
Nga dinamika e bisedave qê jane kryer ne daten 13 shtator 2014, dhe nga verifikimi i hyrjeve dhe daljeve ne sistemin TIMS, rezulton se Bora dhe Era Metaj kane udhetuar per ne Disney, ndersa Monika Kryemadhi nuk ka shkuar. Eva Mane, ne bisedat qe zhvillon me Moniken, i flet Monikes per nje femije ge e quan “vajsa e Lones”. /Gazeta Korrieri