Nga New York, kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së emigrantes për pensionistët në Shqipëri.
“Duhet të mendosh më shumë për pensionistët në Shqipëri se janë keq”, i tha emigrantja shqiptare kryeministrit Rama.
Lidhur me këtë Rama tha se çështja e pensioneve është pengu i tij dhe i Partisë Socialiste. Ndërkaq Rama tha se duke nisur nga ky vit, qeveria do të rrisë bonusin e fundvitit për pensionistët.
“Ky është pengu i madh edhe për mua edhe për ne si forcë politike, që është ende i pa shlyer dhe që ka të bëjë me pensionistët. Pensionit janë të lidhura me kontributet shoqërore të atyre që janë në punë dhe duke qenë se ndër vite. Pensioni qe merr sot është shuma e kontributeve që dikush tjetër paguan sot nga paga. Aktalisht ne mbulojmë gjysmë miliardi euro çdo vit për të paguar pensionet sepse ndryshe nuk del. Ajo që po bëjmë është që qysh nga fundi i këtij viti të rrisim në mënyrë të ndjeshme bonusin e fundvitit. Duke menduar të vendosim një kusht me ligj që për çdo rritje ekonomike të vendit një përqindje të shkojë te pensionistet. Kjo kërkon pak kohë për tu realizuar“, tha Rama.